Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Mbetje mortore të një personi janë gjetur të martën, më 13 tetor 2026, në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, gjatë një operacioni të institucioneve përgjegjëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas policisë, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim.
Gjatë zhvarrosjes janë hasur mbetje eshtërore njerëzore, për të cilat dyshohet se i përkasin një mashkulli kosovar, të raportuar të zhdukur gjatë viteve 1998-1999.
Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe identifikim.
Identiteti i personit të cilit mund t’i përkasin mbetjet ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Të rejat Lexo më shumë
“Jemi më të mirët’, Lamine Yamal i bindur se Barcelona mund ta fitojë tripletën
Arsenali ‘peshkon’ në Serie A – synon transferimin e yllit të Interit
Kurti flet për krerët e UÇK-së, thotë se sot do ta marrin një vendim të rëndësishëm