Lajme
13/10/2026 10:01
Gjenden 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë një kontrolli në Vërmicë, shoqërohen dy persona në polici
Policia e Kosovës ka gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Vërmicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 12 tetor, rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Shqipërisë.
Automjetet drejtoheshin nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia ka gjetur një shumë prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.
Sipas raportit, të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Rasti është iniciuar si “Shpëlarje parash”.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Superliga e Kosovës rikthehet me dy ndeshje sot, vëmendja te derbi në Suharekë
Politikë
Trump thotë se SHBA-ja mund të ketë shkuar "tepër larg" duke vënë në shënjestër udhëheqjen e Iranit
Ekonomi
Vlerat e kapitalit njerëzor: si e ndërtoi DBS Group avantazhin që e diferencon
Lajme