Sport
22/10/2026 13:47
“Gjelbër” dhe Drejtoria e Sportit pastrojnë fushën sportive mes Dodonës dhe Velanisë
NPL “Gjelbër” ka njoftuar se ekipi i kësaj ndërmarrjeje ka zhvilluar një aksion pastrimi në fushën sportive që ndodhet mes lagjeve Dodona dhe Velania në Prishtinë.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtori i Sportit në Kryeqytet, Granit G. Geci.
Përmes një postimi, ndërmarrja ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët.
“Ndryshimi nis me një qese, një palë doreza dhe vullnet”, thuhet në mesazhin e publikuar nga NPL “Gjelbër”.
Ndërmarrja ka bërë thirrje për bashkëpunim në funksion të një Prishtine më të pastër.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Muja: Pesë mostra të mishit me parametra shqetësues, dy prej tyre nga “Apetiti”
Lajme
Traktori del nga rruga në Pehçevë, ndërron jetë një 66-vjeçar
Lajme
Ish-portieri i PSG-së përjeton tmerrin, grabitësit e armatosur e lidhën atë dhe gruan e tij
Politikë