Gjashtë vjet pa Ali Shahinin, deputetin e Kushtetutës së Kaçanikut
Sot shënohet gjashtëvjetori i ndarjes nga jeta i Ali Shahinit, ish-deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut, i cili dha kontribut në një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Shahini kujtohet për angazhimin dhe përkushtimin e tij në proceset që hodhën themelet e shtetësisë së Kosovës. Vepra dhe kontributi i tij mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe kombëtare.
Për kontributin e dhënë, Ali Shahini ishte nderuar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë” nga ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe me titullin “Qytetar Nderi i Ferizajt”, të ndarë nga kryetari i kësaj komune, Agim Aliu.
Në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij, Shahini kujtohet me respekt për rolin dhe kontributin e dhënë në rrugëtimin historik të Kosovës.
Të rejat Lexo më shumë
Autobusë nga Republika Srpska në Novi Pazar
Burnham i hapur për debat mbi rikthimin e lëvizjes së lirë mes Britanisë dhe BE-së
Policia vendoset në gatishmëri, nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit