Politikë
05/11/2026 14:32
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, shkruhen grafite pranë ambasadave të huaja në Prishtinë
Sot bëhen gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në përvjetorin e arrestimit të tyre, në disa lokacione të kryeqytetit, përfshirë hapësirat pranë ambasadave të Gjermanisë dhe Francës, janë vendosur grafite në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në grafitet e vendosura shkruhet: “2191 ditë – Historia nuk mund të burgoset”.
Mesazhi i shfaqur në kryeqytet vjen në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë dënuar me 81 vjet burgim.
Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Humb jetën elektricisti në Dibër, dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës
Politikë
Tahiri: Raporti i BE-së për Kosovën, më i keqi i mundshëm
Sport
Po shkëlqen te Leipzigu, Brajan Gruda shpërblehet me ftesë nga Klopp te Gjermania
Lajme