← Kthehu te Ballina
Ekonomi 13/10/2026 23:31

Gjakova e hershme, Komuna shpall tender për organizimin e festave të fundvitit

Gjakova e hershme, Komuna shpall tender për organizimin e festave të fundvitit

Komuna e Gjakovës ka hapur tender për organizimin e festave të fundvitit, me një vlerë të parashikuar prej 100 mijë eurosh.

Sipas njoftimit për kontratë, aktiviteti i prokurimit synon të sigurojë shërbimet për organizimin e festave të fundvitit në territorin e kësaj komune.

Kontrata është paraparë të jetë kontratë publike kornizë me një operator ekonomik, me kohëzgjatje prej 24 muajsh. Realizimi i saj do të bëhet përmes thirrjeve dhe porosive, sipas nevojave të autoritetit kontraktues, raporton

Për këtë aktivitet, Komuna e Gjakovës ka përcaktuar procedurë të hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës do të jetë çmimi më i ulët.

Në njoftim kërkohet edhe siguria e tenderit në vlerë prej 3 mijë eurosh.

Po ashtu, operatorët duhet t’i përmbushin kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit dhe të dëshmojnë kapacitetet e nevojshme për realizimin e kontratës.

Më poshtë detaje nga tenderi.

Reklamë