← Kthehu te Ballina
Sport 09/10/2026 09:01

Gilgeous-Alexander i shkon hapave të Lebronit, bëhet aksionar te gjiganti evropian në futboll

Gilgeous-Alexander i shkon hapave të Lebronit, bëhet aksionar te gjiganti evropian në futboll

Ylli i njohur i NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander ka vendosur të investojë në sport tjetër nga ajo se çka luan.

Kanadezi, do të jetë aksionar me përqindje të vogël te gjiganti i njohur evropian, Atletico Madrid me marrëveshjen që u bë e ditur nga vetë klubi madrilen.

Gilgeous-Alexander, nuk është i pari lojtar i NBA-së që merr këtë hap, me Lebron James që ka aksione te Liverpooli, Kevin Durant te PSG dhe Philadelphia Union, Giannis Antetokounmpo te Nashville SC, James Harden te Houston Dynamo dhe Steve Nash te Mallorca dhe Vancouver Whitecaps.

“Jam i lumtur që i bashkohem zyrtarisht grupit të pronësisë së Atlético de Madrid. Ky është një klub me një prani të gjatë në krye të futbollit evropian dhe jam mirënjohës për mundësinë për të qenë pjesë e së ardhmes së tij”, u shpreh Gilgeous-Alexander.

Ai është një nga yjet e skuadrës Oklahoma City Thunder, ku i ndihmoi të fitonte titullin e NBA-së në sezonin 2024/25 si dhe u shpall dy herë radhazi “MVP”.

Reklamë