Ekonomi
02/11/2026 18:47
Gërvalla: Buxheti i vitit 2027 është 4.27 miliardë euro, 52.3 milionë euro ndahen për Ministrinë e Drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027 do të jetë 4.27 miliardë euro.
Përmes një postimi, Gërvalla ka njoftuar se nga ky buxhet, 52.3 milionë euro janë ndarë për Ministrinë e Drejtësisë.
Ajo ka uruar që mjetet e ndara të shfrytëzohen për realizimin e projekteve dhe punëve në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
“4.27 miliardë euro është buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027, prej të cilave 52.3 milionë euro për Ministrinë e Drejtësisë.
Na priftë e mbara në realizimin e punëve të mira, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Si e sfidoi Renesanca Kishën dhe ndikoi në Reformacion
Politikë
Polonia krijon një brigadë ushtarake për mbrojtjen e kufirit me Rusinë
Lajme
Inaugurohet strehimorja “Shtëpia Ime” në Ferizaj, ofron mbrojtje për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës
Ekonomi