← Kthehu te Ballina
Sport 29/10/2026 21:32

“Generali Stadium”, emri i ri i stadiumit të Milanit dhe Interit

“Generali Stadium”, emri i ri i stadiumit të Milanit dhe Interit

Stadiumi i ri që do të jetë shtëpia e Milanit dhe Interit pritet të quhet “Generali Stadium”, pasi të drejtat e emërtimit i janë dhënë kompanisë italiane të sigurimeve Generali.

Marrëveshja raportohet të ketë vlerën prej 25 deri në 30 milionë euro, shkruan

Stadiumi do të ketë një arkitekturë moderne, me formë të ngjashme me një tas mbi një podium të ngritur dhe me një fasadë diagonale, ku do të spikasë emri i kompanisë.

Sipas planit, dy klubet e Milanos pritet të luajnë në stadiumin e ri nga viti 2031.

Reklamë