Gazetari spanjoll po raportonte për stuhinë, por një valë e madhe e përpiu gjatë transmetimit live
Gazetari në Spanjë po raportonte për stuhinë, por vetë përfundoi nën valën e madhe.
Një gazetar spanjoll u përball me një moment të frikshëm gjatë një raportimi drejtpërdrejt nga bregdeti i Ondarroas, në rajonin bask të Spanjës, kur një valë e madhe e goditi atë dhe kameramanen që po e filmonte.
Gazetari Sergio Ovejero po raportonte për përkeqësimin e kushteve atmosferike dhe dallgët e fuqishme të detit, kur papritur një valë kapërceu murin mbrojtës të shëtitores dhe i përfshiu të dy, shkruajnë mediat.
Fuqia e ujit tronditi kamerën, ndërsa pamjet u mbuluan nga uji dhe transmetimi televiziv u ndërpre për disa çaste.
Nga studioja, prezantuesi reagoi me shqetësim, duke shpresuar që kolegët e tij të ishin mirë.
Më vonë u konfirmua se gazetari dhe kameramanja kishin shpëtuar pa lëndime serioze. Ngjarja ndodhi më 22 tetor, gjatë një raportimi për televizionin bask ETB2.
Të rejat Lexo më shumë
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Trumpi i kërkoi Muskut të heqë kufizimet e Starlinkut në Ukrainë
“S’janë studentë”, Rama lexon emrat e të arrestuarve gjatë protestës: Të gjithë me precedentë kriminalë