Gara ilegale në autostradë, 400 euro gjobë dhe 10 muaj ndalim vozitjeje për shoferët e përfshirë
Policia e Kosovës ka identifikuar shoferët që po zhvillonin gara ilegale të shpejtësisë në autostradë. Të njëjtit janë ndëshkuar me gjoba dhe masa shtesë, ndërsa automjetet e tyre janë konfiskuar.
Sipas njoftimit të Policisë, identifikimi është bërë më 10 nëntor 2026 nga Njësia për Kontroll të Autostradave, në kuadër të planit operativ për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë.
Shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, u janë shqiptuar nga katër pikë negative dhe u është ndaluar drejtimi i automjeteve me veprim motorik për 10 muaj.
Ndërkohë, automjetet janë konfiskuar për shkak të dyshimeve për modifikime, ndërsa do t'i nënshtrohen kontrollit të jashtëzakonshëm teknik.
Policia ka bërë të ditur se aksionet e tilla janë pjesë e masave për parandalimin e garave ilegale dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Të rejat Lexo më shumë
Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit
Granit Shala paralajmëron spektakël në Dusseldorf: Kristinsson ende nuk ka ngrënë grusht shqiptari
Banka Popullore: Kompanitë që kanë paguar rregullisht pagat nëpërmjet "Alta Bankës" do të mund të kryejnë pagesa dhe kontribute