Gafa e Neuer, thyhet rekordi i Bundesligës
Bayern Munich ka pësuar golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës, duke e nisur në mënyrën më të keqe ndeshjen ndaj Augsburgut.
Pas vetëm tetë sekondash lojë, bavarezët e panë veten në disavantazh pas një gabimi të portierit Manuel Neuer, shkruan
Gjithçka nisi nga pasimi prapa i Luis Diaz drejt Neuerit, i cili nën presionin e kundërshtarit tentoi ta niste aksionin, por topi u interceptua nga lojtari i Augsburgut, i cili shënoi në portën e boshatisur.
Ky gol e theu rekordin e mëparshëm të golit më të shpejtë në Bundesligë, duke e përmirësuar me një sekondë kohën prej nëntë sekondash, të arritur më parë nga Kevin Volland dhe Karim Bellarabi.
Ndërkohë, ndeshja mes Augsburgut dhe Bayernit përfundoi me rezultat 2-2. Ky barazim i kushtoi skuadrës së Vincent Kompanyt pozitën e parë, me Borussia Dortmundin që ngjitet në krye të tabelës.
Të rejat Lexo më shumë
“Zëra të dëgjuar” në Prishtinë, përdoruesit e shërbimeve të shëndetit mendor votojnë tri kërkesa
Sulm me raketë në aeroportin e Riadit
Policia arreston 28-vjeçarin nga Vrapçishti për drogë