Fushë Kosova hap kuletën, ndan mijëra euro për kanalizimet atmosferike
Komuna e Fushë Kosovës ka finalizuar procedurën e prokurimit për një projekt infrastrukturor që parasheh ndërtimin e kanalizimeve atmosferike në qytet dhe në fshatrat përreth.
Për realizimin e këtij projekti, komuna ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 99 mijë e 990 eurosh, shumë kjo pothuajse e barabartë me buxhetin e parashikuar prej 100 mijë eurosh.
Sipas dokumentacionit të prokurimit, punët i janë besuar grupit të operatorëve ekonomikë “Muhamet Muçiqi” dhe “HARST Group SH.P.K.”, me të cilët kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, raporton
Interesimi për këtë aktivitet të prokurimit ishte më i madh në fazën e tërheqjes së dosjes, ku figurojnë 60 kërkesa. Megjithatë, në garë ishin dorëzuar vetëm dy oferta, prej të cilave vetëm njëra ishte vlerësuar si e përgjegjshme.
Projekti është paraparë të realizohet brenda dy muajve dhe do të financohet nga mjetet vetanake të komunës dhe Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
Kontrata synon përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve atmosferike në Fushë Kosovë dhe fshatra, në kuadër të investimeve në sistemin e menaxhimit të ujërave të reshjeve.
Të rejat Lexo më shumë
Forcat ukrainase godasin bazën e njësisë ruse të dronëve “Rubicon” në territorin e pushtuar
E rëndë, elektricisti 34-vjeçar humb jetën në Shkodër
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë