Fushë Kosova bëhet me linjë të re të autobusëve, lidhet me Prishtinën dhe disa fshatra
Komuna e Fushë Kosovës, ka bërë të ditur se nga sot ka nisur realizimi i premtimit për një linjë të re të transportit publik, e cila do të lidhë disa lokalitete me Prishtinën.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re e autobusëve do të përfshijë relacionin Prishtinë–Fushë Kosovë, duke vazhduar drejt Nakaradës, Lismirit, Bardhit të Madh, Grabocit të Ulët dhe Grabocit të Epërm.
Ky shërbim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre lokaliteteve me kryeqytetin dhe Fushë-Kosovën.
Realizimi i kësaj linje vjen pas premtimit të kryetarit Valon Prebreza për zgjerimin dhe përmirësimin e transportit publik në komunë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Jensen Huang ka 40 xhaketa lëkure dhe i vesh edhe në vapën më të madhe - njëra prej tyre u shit për mbi 800 mijë euro
Bayern Munich-u monitoron Brajan Grudën, talentin shqiptar në radar për të ardhmen
Koha po kalon më shpejt se ne: A kemi harruar të jetojmë?
