Sport
07/11/2026 16:16
Fushë e re sportive për nxënësit e shkollës “Pavarësia” dhe banorët e lagjes Muharrem Fejza
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se nxënësit e shkollës “Pavarësia” dhe banorët e lagjes Muharrem Fejza do të kenë në dispozicion një fushë të re sportive.
Përmes një postimi në Facebook, Musmurati ka ndarë lajmin për këtë hapësirë të re sportive, duke theksuar rëndësinë e saj për nxënësit dhe komunitetin e lagjes.
“Fusha e re sportive për nxënësit e shkollës ‘Pavarësia’ dhe krejt banorët e lagjes Muharrem Fejza”, ka shkruar Musmurati.
Kjo hapësirë pritet të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, duke krijuar mundësi më të mira për nxënësit dhe banorët e kësaj lagjeje.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Nora Lika, arkitektja nga Kosova që u përzgjodh mes 57 punimeve për ekspozitën “Archdiploma” në Universitetin Teknik të Vjenës
Sport
Gjilani – Malisheva, formacionet zyrtare të super ndeshjes së javës
Politikë
“A janë shumë 444 mijë euro në vit për sigurinë e grave dhe fëmijëve”, Berisha: Kemi kërkuar punëtores socialë shtesë në secilën komunë
Teknologji