Ekonomi
22/10/2026 16:31
Furnizimi me pajisje kundër trazirave në burgje/S’ka marrëveshje oferta e vetme tejkaloi buxhetin
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar anulimin e aktivitetit të prokurimit për furnizimin me pajisje për siguri dhe kontroll të trazirave për të gjitha institucionet korrektuese.
Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 120 mijë euro.
Në këtë aktivitet të prokurimit ishte pranuar vetëm një ofertë, e cila, sipas arsyetimit të dhënë, ishte mbi vlerën e parashikuar të kontratës.
Për këtë arsye, aktiviteti i prokurimit është anuluar.
Pajisjet e parapara përmes këtij tenderi ishin dedikuar për institucionet korrektuese të Kosovës, me qëllim të mbështetjes së sigurisë dhe menaxhimit të situatave të trazirave.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Sa ka përfituar Shqipëria? 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe dhjetëra marrëveshje
Lajme
Truku i bukurisë që funksionon ndërsa flini, pse të gjithë papritmas duan këtë mbulesë jastëku
Sport
Një futbollist i madh do të bëhet bashkëlojtar i Hoxhës dhe Gripshit te Rubin Kazani
Politikë