← Kthehu te Ballina
Lajme 09/11/2026 11:28

FUNDI I FËMIJËRISË

FUNDI I FËMIJËRISË

Nga David Gilmour (Pink Floyd, 1972)

Përktheu: Agron Shala

Bërtet në gjumë

Ndoshta çmimi është i papërballueshëm

A e ke ndërgjegjen të pastër

Nëse veç një herë vihesh në sprovë?

Papritmas zgjohesh i trembur

Veç me të rrahurat e zemrës sate

Një njeri i vetëm nën qiell

Veç dy veshë - veç dy sy

Nis lundrimin përmes detit

Të mendimeve dhe kujtimeve të kahershme

Fundi i fëmijërisë - fantazitë e tua

Shkrihen me realitetet e ashpra

E pastaj teksa velat ngrihen

Vëren se sytë po të lotojnë

Dhe të gjitha drojat që s’u shprehën kurrë

Të thonë se duhet marrë vendimi përfundimtar

Kush je ti e kush jam unë

Që të themi se e dimë arsyen pse?

Disa lindin - disa njerëz vdesin

Nën një qiell të pafund

Do të ketë luftë - do të ketë paqe

Por një ditë gjithçka merr fund

I gjithë hekuri u bë ndryshk

Të gjithë burrat krenarë u kthyen në pluhur

Reklamë