← Kthehu te Ballina
Politikë 13/10/2026 14:01

FSK-ja do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Vrellë, Harilaq dhe Hade të Obiliqit

FSK-ja do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Vrellë, Harilaq dhe Hade të Obiliqit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në lokacione të ndryshme të Komunës së Obiliqit, nga 13 tetori deri më 5 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Obiliqit, aktivitetet do të zhvillohen në Vrellë, Harilaq dhe Hade, sipas këtij orari:

- 13–16 tetor – Vrellë: Praktikë e hyrjes me eksploziv brenda kampit.

- 21 tetor – Harilaq: Shkatërrimi i objekteve të betonit.

- 23 tetor – Harilaq: Praktikë e shpërthimit të minave artizanale.

- 29 tetor – Vrellë: Praktikë me inicues specialë dhe përgatitja e eksplozivëve detarë.

- 30 tetor – Harilaq: Praktikë me eksplozivë detarë.

- 5 nëntor – Hade: Goditja e objektivave.

Gjatë kësaj periudhe, banorët e këtyre zonave mund të vërejnë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillimin e ushtrimeve të ndryshme.

Komuna ka njoftuar se aktivitetet janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së dhe ka kërkuar që qytetarët, veçanërisht banorët e zonave të përmendura, të informohen paraprakisht për të shmangur shqetësimet eventuale.

Reklamë