Politikë
30/10/2026 18:16
FSK dhe ushtria shqiptare zhvillojnë trajnim të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor
Në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) kanë realizuar trajnim tre javor në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor, në nivelin bazik dhe të avancuar.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësitë profesionale dhe praktike në zbatimin e teknikave të kërkim-shpëtimit, me fokus në rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në terrene malore.
"Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimi", njofton FSK.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Emigrantja shqiptare Alma Sarelli kandidon për Senatin e Shtetit të Connecticutit
Politikë
Millanov: Makinat VLT janë pronë e Lotarisë, dëshmitari konfirmoi se prokurimi ishte i planifikuar
Sport
Rivera kundër stadiumit të ri të Milanit dhe Interit: San Siro është ende perfekt
Lajme