Sport
14/10/2026 14:03
FSHF-ja zgjeron sistemin fotovoltaik në “Air Albania”, synon më shumë energji të pastër
Federata e Futbollit e Shqipërisë po investon në energjinë e rinovueshme.
Komiteti ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, me synimin për të rritur prodhimin e energjisë së pastër dhe për të reduktuar ndikimin në mjedis.
Sipas njoftimit të federatës, impiantet fotovoltaike në stadiumin “Air Albania” dhe në “shtëpinë e futbollit” kanë kontribuar deri tani në shmangien e 1,124.6 tonëve të emetimeve të CO₂.
Ky rezultat është i barasvlershëm me kontributin mjedisor të 61,405 pemëve të mbjella.
Me këtë investim, FSHF-ja synon të vazhdojë angazhimin për një futboll më të qëndrueshëm dhe një të ardhme më të gjelbër.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Adrola Dushi 'shpërthen' pas pamjeve nga Tirana: Policia është aty për të na mbrojtur, jo për të na frikësuar
Ekonomi
Termokosi nis nesër sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë, pret tarifat e reja
Politikë
Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Lajme