Ekonomi
04/10/2026 11:16
Fshati Muçivërc në Kamenicë bëhet me ndriçim në rrugën drejt Kranidellit
Fshati Muçivërc në Kamenicë bëhet me ndriçim në rrugën drejt Kranidellit
Fshati Muçivërc në Kamenicë ka njoftuar se ka përfunduar projekti i ndriçimit në rrugën e Malit, në segmentin që shpie drejt fshatit Kranidell.
Sipas njoftimit të kryesisë së fshatit, realizimi i këtij projekti vjen pas disa vitesh kërkesash nga banorët për ndriçimin e kësaj pjese të rrugës.
Nga kryesia kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe disa rrugë pa ndriçim, duke shpresuar se edhe këto segmente do të përfundojnë së shpejti.
Kryesia e fshatit ka falënderuar organet komunale për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e projektit. /Zani Digjital/
Nga
Zani Digjital
16 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate