← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 17:17

Franco Foda për Austrinë: Janë të shpejt në kundërsulme, duhet të kemi kujdes!

Franco Foda për Austrinë: Janë të shpejt në kundërsulme, duhet të kemi kujdes!

Kombëtarja e Kosovës sot luan ndaj Austrisë, ndeshje e vlefshme për UEFA Nations League.

Franco Foda, trajneri i Dardan, ka folur për mediat para ndeshjes, shkruan Zani Digjital.

Foda tha se duhet të kenë kujdes nga kundërsulmet e Austrisë.

“E rëndësishme është intensiteti i lojës sot, që të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë Austrisë, pasi e dimë se pas fitimit të topit austriakët janë shumë të shpejtë në kundërsulme. Kjo është pjesa kryesore ku do të mundohemi të punojmë sot”, u shpreh Foda.

Kujtojmë që Kosova dhe Austria luajnë sot nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”.

Reklamë