← Kthehu te Ballina
Politikë 14/10/2026 12:45

​Formohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore të pasurisë së pajustifikueshme

​Formohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore të pasurisë së pajustifikueshme

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin Korrupsionit, në mbledhjen e sotme ka formuar grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Në mbledhje pas diskutimeve për propozime rreth anëtarëve të këtij grupi, u zgjodhën gjashtë prej tyre.

Anëtarët e këtij grupi do të jenë Vigan Qorrolli, Besnik Tahiri, Blerta Deliu, Doarsa Kica Xhelili, Adnan Rrustemi dhe Albert Kinolli. /kp/

Reklamë