Forcat ukrainase godasin dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në Rusi – Zelensky publikon pamjet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur katër objektiva që ndihmojnë Rusinë të financojë dhe të zhvillojë luftën e saj, përfshirë dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në tri rajone ruse.
Kreu i shtetit ukrainas e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, përcjell
"Përgjigje të drejta të Ukrainës ndaj të gjitha sulmeve ruse kundër popullit tonë. Gjatë ditës së kaluar, luftëtarët tanë goditën katër objektiva që ndihmojnë Rusinë të financojë dhe të zhvillojë luftën e saj brutale – dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në rajonet Perm, Samara dhe Astrakhan. Pati gjithashtu një kundërpërgjigje në Detin e Zi", citohet të ketë thënë ai.
Siç është raportuar më herët, gjatë sulmit të fundit ajror, forcat ruse përdorën 70 raketa, shumë prej të cilave balistike, si dhe dronë "Shahed", ku infrastruktura energjetike ukrainase ishte një objektiv kryesor.
Në shënjestër të sulmeve u vunë infrastruktura në Kiev dhe në 12 rajone të tjera.
Të rejat Lexo më shumë
Kosova po bënë hapa të shpejtë në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, diskutojnë ministri Maqedonci dhe Oda Amerikane – të pranishëm edhe nga Ambasada
Hoti: 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike
Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Konferenca e Bujanit: Përplasja për të ardhmen e tokave shqiptare