Fluturimi i fishekzjarrëve mbi stadium detyruan gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen e Ligës së Kampionëve
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të një incidenti të çuditshëm piroteknik në stadiumin De Kuip në Roterdam.
Nerazzurrët morën një fitore të madhe 3-0 në udhëtim te Feyenoordi, në një ndeshje pa histori për holandezët.
Megjithatë, tifozët e tyre arritën të lënë gjurmë duke ndërprerë përkohësisht ndeshjen, kur rezultati ishte 0-3.
Incidenti ndodhi në minutën e 70-të. Fishekzjarrët sinjalizuese të hedhura jashtë fluturuan mbi stadium, por ranë edhe në çatinë e stadiumit dhe u dogjën aty.
Gjyqtari e ndaloi ndeshjen për sigurinë e lojtarëve dhe spektatorëve në mënyrë që fishekzjarrët të mund të hiqeshin nga fusha.
UNBELIEVABLE IN ROTTERDAM!#FeyenoordInter halted for 2 minutes because after going 0-3 down Feyenoord fans shot flares from outside the stadium that landed burning on pitch and on roof https://t.co/8Oz76Ppbnx
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) November 3, 2026
Sipas gazetarit italian Tancredi Palmeri, i cili filmoi incidentin, fishekzjarrët u hodhën nga tifozët e Feyenoordit jashtë stadiumit pasi skuadra e tyre pësoi një gol të tretë.
Videoja e incidentit tregon piroteknikë të ndezur që fluturojnë drejt stadiumit dhe përfundojnë në fushë dhe në çati. Ndërprerja zgjati rreth dy minuta, pas së cilës ndeshja vazhdoi.
Të rejat Lexo më shumë
Katër cisterna nafte shkatërrohen nga minat detare në Ngushticën e Hormuzit, pretendon Irani
E çuditshme, dy skuadrat shkrihen në një të vetme!
Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri