Flick: Respekti im për Mourinhon është i jashtëzakonshëm
Sonte do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e futbollit botëror.
Dy rivalët e mëdhenjë, Barcelona dhe Real Madridi vihen përball njëra-tjetrës në një nga ndeshjet më të tensionuara, qoftë në fushë dhe jashtë saj.
Ndërsa para ndeshjes trajneri i “Blaugranave”, Hansi Flick la anash rivalitetin për pak, duke e lavdëruar Jose Mourinhon në konferencën për shtyp.
“Respekti im për Mourinhon është i jashtëzakonshëm. Mourinho ka treguar aftësitë e tij në çdo klub që ka trajnuar”. “Mbaj mend që e takova një herë në Madrid, kur isha asistent i Joachim Löw me Gjermaninë”. “Shkuam ta vizitonim sepse disa nga lojtarët tanë ishin atje. Ajo që mund të them është se të gjithë lojtarët që kishin punuar nën drejtimin e tij folën për të me respekt të jashtëzakonshëm dhe unë ndaj të njëjtin mendim”. “Ai është një koleg që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe një trajner i shkëlqyer të cilin e respektoj jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Flick.
Kujtojmë se “El Clasico”, luhet në “Camp Nou” me fillim në orën 21:00.
Të rejat Lexo më shumë
Bajrami kërkon hetimin e kontratave njëburimore, thotë se vlera arrin në 359 milionë euro
Bullgaria voton për presidentin nën hijen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës
Obama godet Trumpin pak ditë para zgjedhjeve, ngre akuza për korrupsion