Flick nuk ka dyshime: Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë
Hansi Flick e ka cilësuar Lamine Yamalin si lojtarin më të mirë në botë për momentin, duke vlerësuar paraqitjet e yllit të Barcelonës, por njëkohësisht duke theksuar se sezoni është ende i gjatë.
Trajneri gjerman nuk i kurseu lavdatat për sulmuesin e krahut, i cili vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij në fanellën e katalunasve.
“Lamine është aktualisht lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Flick.
Megjithatë, pavarësisht kënaqësisë me ecurinë e skuadrës deri më tani, trajneri i Barcelonës theksoi se ekipi duhet të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim edhe në muajt e ardhshëm.
“Ky është një sezon i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur, por deri tani gjithçka është e jashtëzakonshme. Mund të ndodhin shumë gjëra, por ne po punojmë shumë fort”, u shpreh Flick.
Komentet e tij vijnë në një periudhë kur Barcelona po kalon një ecuri të shkëlqyer në La Liga, ndërsa Yamal po vazhdon të konfirmohet si një prej figurave kryesore të skuadrës katalunase.
Të rejat Lexo më shumë
Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën
Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur
Spalletti flet prapë për Edon Zhegrovën – në njërën anë e lavdëron, në anën tjetër e kritikon