← Kthehu te Ballina
Sport 19/10/2026 19:02

Flick me plot lëvdatë për Enriquen para ndeshjes së nesërme

Flick me plot lëvdatë për Enriquen para ndeshjes së nesërme

Nesër do të luhet një nga superduelet e Champions League.

Kampioni i Evropës, PSG do të jenë nikoqir të skuadrës më në formë, Barcelonës në një përballje titanësh.

Përballje e madhe do të jetë për Luis Enriquen, Ferran Torresin dhe Ousmane Dembelen të cilët kanë qenë pjesë e “Blaugranave”.

Në konferencën për shtyp, trajneri Hansi Flick lavdëroi trajnerin spanjoll duke e quajtur si një nga më të mirët në botë.

“Luis Enrique është një nga trajnerët më të mirë në botë, dhe PSG ka qenë skuadra më e mirë në botë për dy vitet e fundit. Nesër do të jetë një provë e mirë për ne. Ekipi im duhet të luajë me besim dhe të jetë i guximshëm”, shprehet Flick.

Ndeshja luhet në “Parc des Princes”, nesër në orën 21:00.

Reklamë