Fitore dramatike në debutimin e dytë të Ramadanit: Thaqi vendos në minutën e fundit
Zekirija Ramadani e ka nisur në mënyrën më dramatike të mundshme aventurën e tij të dytë në krye të Gjilanit, duke siguruar një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës, Gjilani dominoi pothuajse gjatë gjithë takimit, por goli i fitores erdhi vetëm në sekondat e fundit të lojës shtesë.
Gjilani e kontrolloi lojën nga fillimi në fund, duke mbajtur posedimin e topit në masën 68% kundrejt 32% të mysafirëve.
Gjithashtu, skuadra e Ramadanit krijoi plot 11 tentativa për gol. Megjithatë, mbrojtja e kompaktësuar e Feronikelit arriti të rezistonte deri në minutat e fundit shtesë.
Akoma kur ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola, Gjilani fitoi një penallti në minutat shtesë të takimit.
Përgjegjësinë e mori mbrojtësi i përvojës, Armend Thaqi, i cili në minutën e 99-të (90+9′) u tregua gjakftohtë nga pika e bardhë dhe tundi rrjetën për rezultatin përfundimtar 1-0.
Të rejat Lexo më shumë
Arkin Jahiji nga AKI shpalli fitoren në Bërvenicë, vazhdon garën në rrethin e dytë zgjedhor
KSHZ publikon rezultatet e para të 4 nga 24 vendvotime në Bërvenicë, dukshëm prinë kandidati i OBRM-PDUKM-së
Barça e bën prioritet shënjestrën e Realit, e synon transferimin e tij në janar