← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 16:24

Fillojnë kritikat për Bilicin, ish-lojtari i Dinamos e dëshiron largimin e tij: Ai është një humbës!

Fillojnë kritikat për Bilicin, ish-lojtari i Dinamos e dëshiron largimin e tij: Ai është një humbës!

Ish-futbollisti i Dinamos, Osijekut dhe Rijekës, Dumitru Mitu, ka kritikuar ashpër Slaven Bilicin pas humbjes 0:7 të Kroacisë ndaj Anglisë në Rijekë.

Përmes një postimi në Facebook, Mitu deklaroi se Bilic nuk ka rezultate dhe propozoi Zeljko Kopicin si trajner të ardhshëm të përfaqësueses kroate, shkruan Zani Digjital

“Kjo ndodh kur në stol keni humbës nga Spliti. Slaven Bilic është trajner pa asnjë rezultat askund. Nëse më pyesni mua, Zeljko Kopic është zgjedhja më e mirë për stolin e Kroacisë”, u shpreh Mitu

Mitu e njeh mirë punën e Kopicit, i cili së fundmi drejtoi Dinamon e Bukureshtit dhe tani është trajner i Wieczysta Krakow në Poloni.

Humbja 0:7 ndaj Anglisë është më e rënda në historinë e Kroacisë dhe ka shtuar diskutimet për të ardhmen e Bilicit në stolin e përfaqësueses./Zani Digjital/