← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 09:29

Filipçe: Skandaloze deklarata e Toshkovskit se kufiri ynë është djath zviceran

Filipçe: Skandaloze deklarata e Toshkovskit se kufiri ynë është djath zviceran

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një paraqitje në RTVM-së, tha se deklarata e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski se kufiri është djathë zviceran është skandaloze, duke treguar shembullin e lirimit të Iva Mihailovës, si dhe serinë e dështimeve të sigurisë në periudhën e kaluar.

"Dje, Ministri i Brendshëm, do të thoja, deklaroi në mënyrë skandaloze se kufiri ynë është djathë zviceran. Por ai nuk duhej ta deklaronte këtë, kjo shihet çdo ditë. Si ka qenë ai ministër i Brendshëm për më shumë se dy vitet e fundit. A ju kujtohen skandalet në kufirin me Kosovën, si kaloi Afrim Gashi për një dasmë e kështu me radhë. Si iku Artan Grubi?", tha Filipçe.

Filipçe theksoi se rasti i Iva Mihailovës është një tjetër në një seri skandalesh për të cilat ai duhet të mbahet përgjegjës.

"Më e pakta që mund të bëjë Pançe Toshkovski, tani, pas këtij skandali, më i fundit në një seri skandalesh, është përgjegjësia. Të mos harrojmë rastin e zjarrit në Koçani, ai u përpoq të mbronte disa nga oficerët e policisë që punonin atje", tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Lidhur me rastin e Iva Mihailova-s, Filipçe kërkoi nga Bullgaria ta ekstradonte atë dhe kërkoi përgjegjësi nga Toshkovski dhe Hristovski.

Reklamë