← Kthehu te Ballina
Politikë 05/11/2026 18:47

Filipçe: Dimitrieska-Koçoska gënjen se nuk është informuar për ofertën e "Alta Banka"

Filipçe: Dimitrieska-Koçoska gënjen se nuk është informuar për ofertën e "Alta Banka"

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, sot publikoi në rrjetet sociale procesverbalin e seancës së Qeverisë, të mbajtur më 23 shtator 2025, në të cilën u diskutuan çështjet që lidhen me ofertën e bankës serbe Alta për të blerë aksione në 16 institucione publike.

Sipas Filipçes, procesverbali tregon se Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska u informua për procedurën dhe përfundimet e propozuara në lidhje me ofertën e bankës.

Kjo vjen pas deklaratës së Ministres së Financave se ajo nuk u konsultua nga Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në lidhje me hyrjen e Alta Bankës në tregun e vendit dhe blerjen e "Stopanska Banka Bitola".

Ai kërkoi dorëheqjen e ministres, si dhe hapjen e një hetimi nga Prokuroria Publike ndaj saj dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në të njëjtën kohë, ai kërkoi edhe përfshirjen e Prokurorisë Publike Evropiane, me qëllim kontrollin e rrjedhës financiare që lidhet me "Alta Bankën".

Reklamë