Fidan Shatri flet për të rejat e fundit nga organizimi i Lojërave Mesdhetare më 2030
Drejtori i Agjencisë për Sport në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Fidan Shatri ishte i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”, në një lidhje direkte.
Ai ka folur për Lojërat Mesdhetare 2030, për organizimin e të cilave që u tha se mund të dështojë.
Ai ka sqaruar disa situata në “Favorit”, duke thënë se momentalisht nuk rrezikohet organizimi i tyre.
“Nuk rrezikojmë të humbasin të drejtën, po punohet në të gjitha aspektet, duke nisur nga infrastruktura e tutje. Në rast se dështon, faji është i atij që ka nënshkruar”, tha ai.
Ai tutje tregoi se kur është afati i fundit për të përfunduar investimet.
“Deri në fund të vitit 2029 na duhet të përfundojmë të gjitha investimet, por nuk përjashtohet mundësia që punimet mund të vazhdojnë edhe në vitin 2030”, tha ai.
Të rejat Lexo më shumë
Macron del me deklaratë pas kaosit që përfshiu Francën
Ariu i zi hyn në bibliotekë në Kaliforni dhe 'vjedh' mjaltin
Trazirat në Shqipëri, Ben Andoni kritika Presidentit Begaj: Mungoi autoriteti i tij, aspak s’po përballet me Edi Ramën