← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 17:17

FFK-ja me gjest të veçantë për Valon Berisha, do ta nderojë me mirënjohje para ndeshjes me Austrinë

FFK-ja me gjest të veçantë për Valon Berisha, do ta nderojë me mirënjohje para ndeshjes me Austrinë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshja kundër Austrisë do të ketë një moment të veçantë për një ish-futbollist të kombëtares. Valon Berisha, i cili u pensionua nga kombëtarja pas një dekade shërbimi, do të nderohet me një ceremoni përshëndetëse në shenjë të mirënjohjes për kontributin e tij. Në një postim të FFK-së thuhet: “Sonte, një moment i veçantë për një nga Dardanët që la gjurmë! Në kuadër të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës, do të organizohet ceremonia përshëndetëse për Valon Berishën, në shenjë mirënjohjeje për kontributin, përkushtimin dhe emocionet që i dhuroi fanellës së Kosovës. Faleminderit për gjithçka, Valon!” Valon Berisha ka luajtur 54 ndeshje për Kosovën dhe ka shënuar katër gola. Ai kaloi nga kombëtaria e Norvegjisë në atë të Kosovës, duke përfaqësuar grupmoshat norvegjeze nga U17 deri tek U21 dhe ka bërë 20 paraqitje për ekipin A të Norvegjisë. Aktualisht, futbollisti 33 vjeçar është pjesë e ekipit të Zyrihut në Superligën zvicerane. (Burimi: Zani Digjital)

Reklamë