Sport
25/10/2026 16:01
Feronikeli ’74 merr fitore bindëse ndaj Dukagjinit
Feronikeli ’74 ka regjistruar një triumf bindës në shtëpi ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Drenasi zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 3-0.
Albin Prapashtica me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë u përkujdes që të kalonte Niklin në epërsi (30’).
Vendasit vazhduan me dominim duke shënuar edhe dy herë brenda tre minutave për të marrë pikët e plota.
Noah Yannick shënoi menjëherë sapo nisi pjesa e dytë (46’), ndërsa Prapashtica e vulosi fitoren duke e shënuar edhe golin e dytë personal në këtë sfidë (48’).
Me këtë triumf, Feronikeli ’74 mbledh 11 pikë ndërsa Dukagjini qëndron në pozitën e pestë me 17 sosh.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Protestat në Francë, një mijë të prangosur në të gjithë vendin
Lajme
Ndërrimi i orës, sfidë shtesë për ata që punojnë natën: si ndikon në gjumë dhe përqendrim?
Lajme
Çfarë ndodh në trup pas përdorimit të një cigareje elektronike? Nga rritja e pulsit te varësia nga nikotina
Politikë