Ferdinand nuk përmbahet pas sulmit ndaj Ronaldos: Terminologji e çmendur!
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik ndaj yllit portugez.
Sulmuesi 41-vjeçar u largua më herët nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pasi trajneri Jorge Jesus vendosi të mos e aktivizonte në ndeshjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator.
Të mërkurën, Ronaldo publikoi një deklaratë ku akuzoi Jesusin se kishte shkelur premtimet që i kishte bërë.
Pas kësaj, Ferdinand rishpërndau në rrjetin social X një artikull të “The Mirror”, të shkruar nga Harry Brent, me titullin kritik ndaj Ronaldos.
Artikulli e cilësonte Ronaldon si “narcisist” dhe kërkonte që ai të lihej jashtë Kombëtares së Portugalisë pas deklaratës së tij të gjatë.
Narcissist? Mad terminology to use for someone who has given so much to the game & his country. @HarryBrent give ya head a wobble!
— Rio Ferdinand (@rioferdy5) October 7, 2026
Ferdinand reagoi ashpër ndaj këtij përshkrimi.
“‘Narcisist’? Terminologji e çmendur për t’u përdorur për dikë që i ka dhënë kaq shumë futbollit dhe vendit të tij.”
“Harry Brent, mblidhe pak mendjen!”, shkroi Ferdinand në llogarinë e tij në X.
Ndërkohë, ende është e paqartë se çfarë dënimi do t’i jep Federata Portugeze Ronaldos, ose nëse lojtari do të jetë i disponueshëm për t’u ftuar për ndeshjet e nëntorit.
Të rejat Lexo më shumë
Porsche konfirmon hipermakinën e re me motor në mes, pasardhësi i 918 Spyder po bëhet realitet
Molliqaj: Thelbi i pushtetit të Kurtit është i rrezikshëm
Në Gjermani, rritet numri i atyre që refuzojnë shërbimin ushtarak, ja arsyet