← Kthehu te Ballina
Sport 02/11/2026 18:17

Fenerbahçe në ethe pret në Stamboll Conceiçaon!

Fenerbahçe në ethe pret në Stamboll Conceiçaon!

Pas krizave me trajner, Fenerbahçe zhvilloi bisedime me trajnerin portugez Sergio Conceiçaon para ndeshjes me Göztepen.

Conceiçao është i hapur ndaj idesë për t’iu bashkuar Fenerbahçes.

Trajneri portugez kërkon një kontratë dyvjeçare e gjysmë, nëse ai mund të bindet të pranojë një marrëveshje njëvjeçare e gjysmë, atëherë do të ftohet në Stamboll.

Konfirmimi pritet të bëhet nëse jo sot, më së largu nesër gjatë ditës, shkruan IndeksOnline!

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e bordit të drejtorëve dëshiron që dyshja Aykut Kocaman dhe Volkan Demirel të marrë detyrën.

Vendimi përfundimtar do të merret nga presidenti i klubit Aziz Yıldırım.

Fenerbahçe, Sérgio Conceição ile anlaştı. https://t.co/8Ns0bwEPhn— FenerEdit (@fenereditfb) November 2, 2026

Reklamë