← Kthehu te Ballina
Sport 07/10/2026 13:16

FC Ferizaj zyrtarizon Arbnor Morinën trajner të skuadrës

FC Ferizaj zyrtarizon Arbnor Morinën trajner të skuadrës

FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën e njohur në vazhdim të kampionatit.

Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën, profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit.

“I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re!”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ligës së Parë.

Reklamë