Faruk Nevzati: Të gjithë deputetët e VMRO-së në Bërvenicë, deputetët e AKI-së askund?!
Ish sekretari i Komunës së Çairit dhe njëherit nga VLEN, Faruk Nevzati, ka ngritur shqetësimin për mungesën e deputetëve të AKI-së në terren gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.
Përmes një postimi në Fejsbuk, Nevzati ka vënë në pah praninë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Bërvenicë për të vëzhguar procesin zgjedhor, ndërsa ka kritikuar mungesën e deputetëve shqiptarë dhe të reagimeve publike nga kjo komunë.
“Krejt deputetët e VMRO-së në Bërvenicë t’u i vëzhgu zgjedhjet! Asnjë deputet shqiptar, asnjë postim nga Bërvenica. Pse bre kështu?! Po sot nuk është dita me i vëzhgu zgjedhjet prej në TV!”, ka shkruar Nevzati.
Reagimi i tij rikthen në vëmendje rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë gjatë procesit zgjedhor me rëndësi për Bërvenicën.
Nevzati me këtë vë në pikëpyetje angazhimin e deputetëve të kampit politik shqiptar sidomos të opozitës dhe kërkon praninë e tyre në terren, në vend të ndjekjes së zgjedhjeve vetëm përmes televizionit.
Të rejat Lexo më shumë
Pse perfeksionizmi në prindërim dëmton vetëbesimin dhe instinktin prindëror?
Nxehet gara për kryetar të Bërvenicës, rritet dalja në krahasim me rrethin e parë
Mbrojtësi i ri i djathtë i Hansi Flick - si i fitoi zemrat e tifozëve Brian Farinas me statistika fantastike