Sport
11/10/2026 22:16
Fantastike, pas lëndimi të rëndë Kosovare Asllani rikthehet në stërvitje me Kombëtaren
Kosovare Asllani është rikthyer në stërvitje pas mungesës së gjatë për shkak të lëndimit të rëndë në gjurin e saj.
Ajo u stërvit së bashku me Kombëtaren e Suedisë edhe pse nuk është në gjendje të luajë, shkruan
“Është kënaqësi ta kemi atë këtu. Ajo i jep energji këtij vendi. Jam shumë e lumtur se si ka arritur ta përballojë reahbilitimin. Është shumë e fortë”, u shpreh Bella Andersson.
Kujtojmë që Kosovare Asllani kërkon të rikthehet në fushë sa më shpejt dhe të jetë e gatshme për Kupën e Botës.