“Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit
Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë sërish nikoqir i Dardanëve, pasi fusha e tij ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe tashmë është në gjendje të mirë për të pritur ndeshjen e radhës së Përfaqësueses së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një postimi në faqen zyrtare, të cilin e ka shoqëruar edhe me disa fotografi nga gjendja e fushës.
Sipas njoftimit të FFK-së, Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në orën 15:00, në ndeshjen e fundit që Dardanët do ta zhvillojnë në shtëpi për këtë vit.
Pas kësaj përballjeje, skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Irlandës, duke e përmbyllur kështu këtë cikël të Ligës së Kombeve.
Rikuperimi i fushës së “Fadil Vokrrit” vjen në prag të një ndeshjeje të rëndësishme për Kosovën, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë përkrahjen e tifozëve për të marrë rezultat pozitiv para publikut vendas.
Të rejat Lexo më shumë
Pse Zelensky është kundër diskutimeve për një rend të ri të sigurisë në Evropë?
Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar nën dyshimet për vjedhje në banesa
Probleme të përsëritura me “Escherichia Coli”, AUV ndalon importin e produkteve nga “AD Mlekarna Tetovo”