Ermal Krasniqi lirohet nga grumbullimi i Kombëtares
Mesfushori anësor i ekipit turk Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar përfundimisht nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit, njoftoi Federata në një postim në facebook.
Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.
Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit thuhet në njoftim.
Kosova nesër përballet me Izraelin në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Ekonomi
Nga dimri në verë, cilësi në çdo furnizim
Sport
Luftë për miliarda euro në futboll: UEFA i jep goditjen e parë të madhe Infantinos
Politikë
Rama: Zyrtari i arrestuar për falsifikim të dokumenteve nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës
Politikë
