Enis Rexhepi vazhdon shkëlqimin te Stuttgarti, shënon dygolësh ndaj Atletico Madridit
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, që përfaqëson Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, Enis Rexhepi po e vazhdon shkëlqimin te ekipi i Stuttgartit U19.
Atletico Madridi U19 fitoi me rezultat 2-4, por që të dy golat i shënoi qendërsulmuesi.
Fillimisht e tundi rrjetën për të shënuar nga penalltia (19’), kurse më vonë e finalizoi një aksion për ta ngushtuar rezultatin në 2-3 (67’).
Kësisoj, Rexhepi aktualisht edhe është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve për të rinj me pesë gola në proces.
Përndryshe, në këtë sfidë u inkuadrua edhe mesfushori tjetër me prejardhje nga Kosova, Almand Idrizi.
Aktualisht, Rexhepi është pjesë e Shqipërisë por ka raportime se mund t’i bashkohet Kosovës, ndërsa Idrizi ka përfaqësuar Gjermaninë por njëkohësisht thuhet se nuk do t’i refuzonte “Dardanët”.
Të rejat Lexo më shumë
Mungesa e çipave të memories, prodhuesit po përdorin pjesë nga telefonat e vjetër në pajisjet e reja
Parisi në flakë, çifti vazhdon të pijë pijet i qetë gjatë protestave
Blerja e shtëpive po bëhet më e vështirë në Gjermani, kreditë hipotekare arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009