Ëndrra i bëhet realitet: Adri Mehmeti ftohet nga SHBA-ja për Ligën e Kombeve
Ylli i New York Red Bulls, Adri Mehmeti është ftuar për kualifikueset e Ligës së Kombeve të CONCACAF-it nga përzgjedhësi Mauricio Pochettino.
Mehmeti ishte dëshira e madhe e Shqipërisë, por ka vendosur që të përfaqësojë përfundimisht SHBA-në në nivelin ndërkombëtar.
Mesfushori i talentuar u ftua në tetor për herë të parë si test i Pochettinos, aty ku bindi teknikun argjentinas, ndërsa tani është ftuar për ndeshjet zyrtare.
Pranë emrave të mëdhenj si Weston McKennie i Juventusit, Malik Tillman i Leverkusenit e Pulisic i Milanit ndodhet edhe Mehmeti.
Lista e plotë e SHBA-së:
Right back into it in Red White & Blue. 🇺🇸Mauricio Pochettino has called in 25 players for our November camp and pair of @CNationsLeague quarterfinal matches against Haiti!#USMNT x @ouraring https://t.co/qwZu0R9J23
— U.S. Soccer Men's National Team (@USMNT) November 4, 2026
Kujtojmë, SHBA-ja në këtë çerekfinale do të përballet me Haitin.
Të rejat Lexo më shumë
Shiroka Pula dekoroi gjeneralin amerikan, Steven Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Gratë norvegjeze kanë një truk të thjeshtë për tharjen e rrobave në dimër, çelësi qëndron në një zakon që shumë e shmangin
Debutoi te ekipi danez Sonderjyske, Enis Zeqiri: Jam lindur dhe rritur në Danimarkë, por ëndërroj vetëm Kosovën