“Ëndërroja të luaja për Prishtinën”, Neziri tregon se si e kishte plotësuar ëndrrën e fëmijërisë
“Ëndërroja të luaja për Prishtinën”, Neziri tregon se si e kishte plotësuar ëndrrën e fëmijërisë
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij në futboll, nga fillimet e karrierës te përvojat me disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe kalimi në rolin e trajnerit të portierëve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Neziri ka treguar se si ai kishte arritur ta realizonte ëndrrën e tij të fëmijërisë për ta veshur fanellën e Prishtinës.
“Kohën sa kam qenë fëmijë në 2 Korrik, gjithmonë shkonim e përcillnim ekipin e Prishtinës dhe kemi bërë tifo, kam qenë edhe në tribuna si Plis”.
“Mbaj mend shumë ndeshje, sidomos një ndeshje patën luajtur Besa e Pejës me Prishtinën atë kohë”.
“Ishte ndërprerë ajo ndeshje për shkak incidenteve që ndodhën, por kemi qenë shumë Plisat prezent në stadiumin e Besës të Pejës në atë kohë”.
“Po gjithmonë e kam pasur ëndërr me luftu shumë e me ushtru për t'i rënë në sy Prishtinës Me atë ëndërr gjithmonë deri në Hys, në Hys pastaj ato duelet më të forta i kemi pasur me Prishtinën”.
“Edhe për fat gjithmonë kaloja shumë mirë, kam pasur paraqitje pozitive, i kam në sy klubit edhe pas përfundimit të kontratës, klubi i Prishtinës ma bëri një ofertë, të cilën nuk e kam mendu dy herë”, ka rrëfyer Neziri.
Episodin e plotë me Flamur Nezirin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Zani Digjitalt në YouTube./Zani Digjital/
- YouTube www.youtube.com