Eliot Bujupi i befasuar, ky ishte goli i anuluar mbrëmë nga gjyqtarët kosovarë
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21 mbrëmë ka pësuar humbje të befasishme 0:2 ndaj Luksemburgut U21.
Por, ndeshja ka mundur të kishte kahje krejt tjetër, nëse një gol do të pranohej, shkruan Indeksonline
Eliot Bujupi shënoi gol për Kosovën, por u anulua nga gjyqtari anësor për pozitë jashtë-loje.
Në fakt, nga pamjet e publikuara nuk dukej se ishte “offside”.
Në rrjetet sociale, ka reaguar sulmuesi i Sttugartit, i cili thotë: Pozitë jashtë loje? I lumtë gjyqtarit tonë kosovar!”.
/Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
