← Kthehu te Ballina
Lajme 23/10/2026 09:46

Elez Ahmeti akuzohet se tentoi ta privonte nga jeta vëllain e tij, sot para gjykatës me pranga në duar

Elez Ahmeti akuzohet se tentoi ta privonte nga jeta vëllain e tij, sot para gjykatës me pranga në duar

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka nisur shqyrtimi fillestar ndaj Elez Ahmetit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë.

Sipas aktakuzës, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të pandehurit dhe vëllait të tij, Afrim Ahmeti, i cili në këtë rast ka cilësinë e të dëmtuarit.

Në aktakuzë thuhet se Elez Ahmeti, me dashje, ka tentuar ta dëmtonte vëllain e tij, fillimisht duke e fyer dhe sharë me fjalë, e më pas duke e goditur me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e veprimeve të përshkruara në aktakuzë, Afrim Ahmetit i janë shkaktuar lëndime trupore.

Reklamë