El País shkruan për qëndresën e studentëve shqiptarë ndaj Edi Ramës: Pa arritje të qëllimeve, s’ka dialog
Studentët në Shqipëri po vazhdojnë qëndresën ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa mes palëve ende nuk ka marrëveshje për dialogun.
E kësaj qëndrese, një artikull ia ka dedikuar edhe gazeta spanjolle El País, e cila ka theksuar se të rinjtë mbeten të vendosur në kërkesat e tyre, pavarësisht përplasjeve të dhunshme me policinë dhe ofertës së qeverisë për dialog.
Sipas gazetës, studentët refuzuan ofertën e Ramës, pasi nuk u besojnë qëllimeve të tij, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit. Të mërkurën, përballë zyrës së kryeministrit u vendosën karrige me mbishkrimin “Dialog”, por protestuesit i hodhën ato në shenjë refuzimi.
Pavarësisht lodhjes fizike dhe presionit policor, aktivistët shprehen të vendosur të vazhdojnë protestat, duke kërkuar ndryshime dhe një të ardhme më të mirë, transmeton
Lëvizja, e cila fillimisht nisi si protestë kundër projekteve të diskutueshme urbanistike, është zgjeruar me kërkesa kundër korrupsionit, kostos së lartë të jetesës dhe kushteve në arsim.
El País vëren se mosbesimi ndaj qeverisë dhe partive politike po e vështirëson organizimin e protestuesve, ndërsa përplasjet e ditëve të fundit kanë lënë qindra të plagosur.
Të rejat Lexo më shumë
Shtëpi 161m² me qira në Dragodan - komoditet dhe privatësi në Arbëria Luxury Homes #16952
YouTube mund të sjellë audio librat
Hoxha lutet në ceremoninë e hapjes së dyqanit me të brendshme erotike në Turqi