Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar për ndihmë ndaj kryesve të vrasjes
Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Italia në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale të vrasjes.
Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 13 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pas ekstradimit ai iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë për vazhdimin e procedurave ligjore.
Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit - gjithçka që dihet
Fëmija juaj është tepër i sjellshëm dhe nuk thotë kurrë “jo”? Psikologët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj
Thonjtë marrin tjetër pamje: Pesë modele manikyri që duken më bukur nga sa e prisnim
