EKSKLUZIVE: Ky është personi që u prezantua rrejshëm si punonjës i AKI-së
Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit të raportuar në tetor të këtij viti.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore dhe sigurimit të provave e dëshmive, dje është arrestuar Donat Novosella, i cili dyshohet se nga fillimi i vitit 2025 e deri në raportimin e rastit, ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke i kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim të punësimit në këtë institucion.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet dhe keqpërdorimi i besimit të tyre.
Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj personave që pretendojnë se mundësojnë punësim në institucione publike në këmbim të parave dhe që rastet e tilla t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.
Të rejat Lexo më shumë
Nico Paz e turpëron sërish Real Madridin, Florentino Perez mund të pendohet për largimin e tij
"Shiu, si burim i humbur" - Si po e thellon mungesa e menaxhimit të ujërave nga reshjet në Kosovë krizën e ujit dhe dëmtimin e biodiversitetit të ujërave të ëmbla?
Nga Sigal Prishtina në EuroLeague nën drejtimin e legjendës Tony Parker: Historia frymëzuese e Both Gach